Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami përmes një postimi në rrjetin “Facebook” është shprehur se deri ditën e martë, ose duhet të fillojë mësimi, ose Qeveria e Ramush Haradinajt duhet të japë dorëheqje.
“Nesër arsimi po hyn ne javën e tretë të grevës, ju se bashku me zëvendësit, 22 ministrat dhe 80 zëvendësministrat duheni urgjent me u taku me SBASHK-un. Ky takim duhet me zgjatë derisa të arrini marrëveshjen për fillim të mësimit.”
“Të martën duhet me fillu mësimi ose Qeveria duhet me dhanë dorëheqje, pasiqë as detyrat e shtëpisë s’po arrini me i kry”, ka shkruar Bajrami në Facebook.
Reagimi i Bajramit vjen pasi nesër greva në arsim hyn në javën e tretë, për më tepër SBASHK-u përmes një njoftimi dërguar orët e vona të së dielës ka përsëritur se greva do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.
Vjen një dron për Gjestin në BBVA, ky është reagimi i tij
11 të akuzuarit në rastin “Subvencionet 1” dënohen me 31 vje...
Murati i reagon Ramës: Në vend se të kërkoni fajtorin gjetiu...
Milan dhe Hernandez afër marrëveshjes së re, ja sa do të për...
Rreth 57 miliardë dollarë dëme nga zjarret në Los Anxhelos
Sveçla fton diasporën që të votojnë