Hykmete Bajrami, deputete e LDK-së, ka thënë se takimi i presidentit të Kosovës Hashim Thaçi me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, është sinjal që të votohet sa më shpejtë rezoluta e opozitës për ndalim të dialogimit për kufijtë e Kosovës.
Në Interaktiv të KTV-së, ajo ka thënë se takimi i Thaçit me Putinin dhe mosdëgjimi i kancelares gjermane Angela Merkel e kanë rënduar shumë shtetësinë e Kosovës. Sipas saj, nëse Rusia përkrah një marrëveshje Kosovë – Serbi, atëherë marrëveshja duhet të jetë në favor të Serbisë.
“E dimë të gjithë se në favor të kujt historikisht ishte Rusia. Ajo është akoma në favor të Serbisë. E mund ta imagjinojmë çfarë mund të jetë marrëveshje për të pasur përkrahjen e Rusisë”, ka thënë ajo. “Tash Thaçi pa kurrfarë legjitimiteti dialogon për Kosovën, e s’po dëgjon përkrahjen e zonjës Merkel, që konsiderohet si politikania më me ndikim në Evropë e që pati rol të rëndësishëm në konsolidimin e shtetit tonë. Është për të ardhur keq dhe kjo është thirrje që të votohet sa më shpejtë rezoluta. Partitë që janë kundër shkëmbimit duhet urgjent të votojmë këtë rezolutë e t’i tregojmë botës se jemi kundër korrigjimit të kufijve”.
Ajo ka kritikuar edhe qasjen e kryeministrit Ramush Haradinaj për idenë e Thaçit për korrigjim kufijsh. Ka thënë se Haradinaj duhet të marrë hapa konkretë me partinë e tij që të votojnë rezolutën dhe të ndalin dialogimin e kufijve. “Kjo çështje nuk është e vdekur teksa akoma diskutohet”, ka thënë ajo duke iu përgjigjur deklaratës që Haradinaj e ka përsëritur disa herë se kjo çështje tashmë ka përfunduar.
E ka quajtur të pamenduar, populist dhe politik vendimin e qeverisë për vënien e taksës prej dhjetë për qind për mallrat që vijnë nga Serbia. Sipas saj vendimi i qeverisë nuk është paraparë mirë, por ka shtuar se në aspektin ekonomik e ka përkrahjen e LDK-së. Për anën politike ka thënë se qeveria është dashur në vendim të përfshijë arsyet dhe të tregojë se çfarë masa duhet të marrë Serbia në afate të caktuara kohore për të ndalur këtë masë. Ka thënë se qeveria nuk do të mbajë këtë masë gjatë./Koha,net/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...