Nënkryetari i PDK-së, Arsim Bajrami, ka thënë se është e pafalshme dhe e pajustifikueshme gjuha e lidershipit kosovar dhe mungesa e koordinimit të tyre.
“Nëse i shohim deklaratat e tri liderëve kryesor të vendit atëherë shihet se nuk ka koordinim mes vete”, ka thënë Bajrami.
“Ata nuk janë të zgjedhur për të treguar ego personale, por për t’i shërbyer popullit. Është e pafalshme dhe e pajustifikueshme kjo gjuhë e lidershipit tonë. Përgjegjësia bie mbi koalicionin qeveritar dhe presidentit i cili ka një rol unifikues”, ka shtuar ai në rubikon të ktv-së.
Defekt të lidershipit, e quan Bajrami, situatën në të cilën gjenden krerët e shtetit me qëndrimet krejtësisht të kundërta dhe duke ardhur në gjendjen që pothuajse nuk flasin mes vete dhe duhet që ambasadorët t’i bëjnë bashkë që t’i përgatisin për procesin e dialogut.
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit
Sot prezantohen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të ...
Parashikimi i motit për sot në Kosovë