Anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj ka thënë se është i brengosur që Qeveria e Kosovës mund të mos jetë në koordinim me aleatët për themelimin e ushtrisë.
“Kjo qeveri s’di të koordinohet, e kemi parë me Interpolin dhe vizat” është shprehur Gecaj, njofton Klan Kosova.
Ai ka thënë në Info Magazine se Kryeministri Ramush Haradinaj po synon që t’i marrë meritat për ushtrinë, por që sipas tij ato i kanë personalitet të shquara të luftës çlirimtare.
“Nuk do të jetë meritë e Ramushit, por e Adem Jasharit, Sali Çekajt, Luan Haradinaj, e atyre që kanë vdekur, jo meritë e një personi. Kjo është meritë e popullit të Kosovës ne veçanti e UCK-së. Nuk kemi frikë pse bëhet në kohën e Ramushit, por besojmë se duhet pasur koordinim për të”.
Ai madje ka thënë se ajo që do të votohet më 14 dhjetor nuk është ushtri e plotë.
“Nuk është ushtri. Plani thotë që dhjetë vjet merr që të bëhet ushtri. Nuk është ushtri e plotë, do të bëhet e tillë”.
Gecaj nga LDK ka ripërsëritur qëndrimin e Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj partie se përgjegjësitë për procese si ushtria i merr Qeveria, askush tjetër.
Deklaratat e Haradinajt i ka cilësuar si populiste, ndërkaq kundërshtimin ndaj Hashim Thaçit për kufirin si të pasinqertë nga ai.
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...