Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri Bajgora, ka bërë të ditur se një prej sfidave kryesore të kësaj bashkësie fetare mbeten ruajtja e rinisë nga mësimet ekstremiste.
Ai ka thënë për “Epoka e re” se BIK’u është angazhuar maksimalisht për edukimin e drejtë të të rinjve dhe për mbajtjen e tyre larg nga mësimet ekstremiste.
Sipas tij, ky është detyrim fetar e kombëtar i kësaj bashkësie fetare.
Bajgora ka thënë se BIK’u në vazhdimësi, me institucionet e veta, ka arritur rezultate të prekshme në luftimin e ekstremizmit.
Ai ka treguar se gjatë këtij viti pritet të fillojë ndërtimi i Xhamisë së Madhe në Prishtinë./epoka e re/
Zjarr në Kullën Eifel, evakuhoen 1200 persona
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...