Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, foli edhe njëherë për koncertin i cili pritet të zhvillohet gjatë ceremonisë për hapjen e Urës së Ibrit.
‘Koncerti është tepër i nevojshëm dhe me gjëra të mira mund ta bashkojmë qytetin’, tha Bahtiri në Klan Kosova.
‘Unë kam kërkuar që një koncert i tillë t’i bashkojë serbët dhe shqiptarët për të qenë në mënyrë festive hapja e Urës’.
Bahtiri foli edhe për Shakirën, emri i parë që u bë publik për të qenë pjesë e koncertit madhështor.
‘Ne i kemi dërguar shkresë zyrtare jo vetëm Shakirës por edhe disa të tjerëve dhe po presim përgjigje prej tyre. Ta shohim kur e ka të lirë apo mundësi ta bëjë atë. Sigurisht do të marrim siguri sepse po mendojmë të bëjmë diçka të mirë’.
Bahtiri zbuloi se nëntë artistëve iu bë shkresë zyrtare, në mesin e tyre Madonnës dhe disa artistëve të tjerë të njohur./klan kosova/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...