Nënkryetari i AKR’së Agim Bahtiri nuk fajëson shefin e partisë Behgjet Pacolli i cili në rolin e Ministrit të Punëve të Jashtme nuk arriti të bëjë Kosovën pjesë të Interpolit. Pas kësaj, po kërkohet dorëheqja e Pacollit nga rivalët politikë.
Por për Bahtirin, fajtori është Hashim Thaçi, president i Kosovës.
“Ky nuk është dështim i Behgjet Pacollit”, thotë Bahtiri në T7 duke përmendur luftën e Serbisë kundër Kosovës.
“Lobimi i Serbisë ka qenë në pjesën më të lartë të mundshme. Është një luftë e paparë e Serbisë ndaj Kosovës’, shtoi ai.
“Ky është një gabim trashanik i z. Hashim Thaçi. Këtë punë që e ka bo edhe pe bon duke lobuar për planin e Serbisë vjen deri këtu që ne mos të jemi të gatshëm që të bindim ndërkombëtarët që të na përkrahin”, tha kryetari i Mitrovicës.
“Kur kryetari i shtetit dëshiron t’i prekë kufijtë e fituar me gjak është diçka e çuditshme për vendet tjera”, tha ai.
Kosova ka dështuar të anëtarësohet në INTERPOL, pas dy raunde votimi që janë zhvilluar në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të kësaj organizate. Si në raundin e parë, ashtu dhe në atë të dytë, Kosova nuk arriti të merrte 2/3-at e votave të nevojshme për anëtarësim, përfshi abstenimet
Në raundin e parë votuan 156 vende, prej të cilave 76 pro, 22 abstenime dhe 56 kundër. Ndërsa në të dytin 68 pro, 51 kundër dhe 16 abstenime.
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...
Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë, MPJ...
Reduktimet e rrymës, reagon Daut Haradinaj: Hajnia me GEN-in...
Berisha uron Krishtlindjet nga Kisha Katolike: Magjia e kësa...
Siljanovska me kritika ndaj BE-së në fjalimin vjetor: Është ...