Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka kërkuar që deputetja e PDK-së, Flora Brovina të jap dorëheqje nga legjislativi.
Sipas tij, kjo deputete ka luajtur me ndjenjat e 20.000 femrave të dhunuara kosovare.
“E turpshme, e dhimbshme dhe denigruese, paraqitje tejet jodinjitoze e deputetes së Kuvendit të Republikës së Kosovës, në lidhje me rastin e dhunimit të një gruaje shqiptare. Me këtë rast ka shkelur mbi ndjenjat e 20 mijë motrave tona të dhunuara, duke menduar gjithsecila prej tyre se mos vallë është në atë fotografi. Shtuar kësaj se ajo foto doli të jetë e dyshimt dhe joreale . PDK dhe Flora duhet të kërkojnë falje publike për këtë gjest jonjerezor, kjo e fundit edhe DORËHEQJE”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndryshe, deputetja Brovina sot ka paraqitur në Kuvendin e Kosovës një fotografi ku shihet një femër duke u dhunuar nga disa ushtarë.
Zhegrova zgjedhet në formacionin e vitit në Ligue 1 nga tifo...
Kroacia mban zgjedhjet presidenciale
Sara i vendos një maskë Drilonit, Gresa e ngacmon
Inzaghi: Jam me fat që kam lojtarë të mëdhenj në klub
Shkon në 176 numri i të vdekurve pas rrëzimit të avionit në ...
Dogjën dy automjete në Durrës, arrestohen pas tre muajsh dy ...