Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, sot në sallën e Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”, buzë lumit Ibër, u mbajt akademi përkujtimore me rastin e 103-vjetorit të rënies së heroit kombëtar Isa Boletini.
Duke folur para të pranishmëve, në mesin e të cilëve ishin edhe kryetari Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ministri i Financave, Bedri Hamza, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL e UÇK-së), Hysni Gucati.
Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, pasi përshëndeti të pranishmit, tha se Isa Boletini është një atdhetar që ka bashkuar trojet shqiptare dhe ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për pavarësinë e Shqipërisë dhe për lirinë e trojeve shqiptare.
“Mitrovica, e cila shumë shpejt do të ribashkohet, është edhe amanet i Heroit Isa Boletini, që ta ruajmë të tërën, të bashkuar dhe të zhvillojmë e çojmë përpara. Isa Boletini dhe të gjithë atdhetarët tanë që morën pushkën në dorë për lirinë e popullit dhe të Shqipërisë e Kosovës, meritojnë respektin e të gjithëve dhe besoj se këtë edhe e kanë”.
“Ne kemi qenë një popull i vogël, por vazhdimisht jemi shquar për trimëri të madhe dhe kemi qenë pjesë e të gjitha përpjekjeve për liri dhe pavarësi, duke i rezistuar për shekuj pushtuesve barbarë, deri në çlirimin definitiv. Falë këtyre përpjekjeve dhe luftës së lavdishme të UÇK-së, ne sot kemi edhe shtetin e lirë dhe sovran të Kosovës, të cilin vetëm si të bashkuar mund ta ruajmë dhe zhvillojmë. Këtë ua kemi borxh dëshmorëve të rënë për liri dhe pavarësi, të cilët me gjakun e tyre të derdhur na e bënë të mundur këtë që ne sot po e gëzojmë”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri, njofton Komuna e Mitrovicës.
Ndërkaq kryeparlamentari Veseli tha se “Sa herë vjen janari kujtohen rëniet dhe vdekjet e njerëzve të mëdhenj të kombit tonë: Skënderbeut e Ismail Qemalit, por edhe luftëtarët e vonshëm të lëvizjes sonë kombëtare, që ranë po në janar: Vëllezërit Gërvalla, Kadri Zeka, Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha”
Kujtojmë se i pari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka dorëzuar një peticion tek presidenti i vendit, Hashim Thaçi si dhe tek i pari i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj për bashkimin e këtij qyteti.
Kjo pasi që Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e kishte cilësuar si jo ligjore nismën e tij për ndryshimin e kufijve administrativ të komunës.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...