Kryetari Agim Bahtiri ka thënë se 15 mijë banorë të shpërngulur nga veriu ende jetojnë nën mëshirën e padrejtësisë.
“Mitrovica u nda pa i pyet qytetarët. Me plotë vullnet që kam bërë për t’i dërguar proceset përpara duke bashkëpunuar ngusht edhe me ndërkombëtarët por edhe me ish kryetarin e komunës së Veriut, Rakiqin, për t’i pajtuar qytetarët, por edhe aty nuk kemi mundur të gjejmë gjuhë të përbashkët që të jemi një. 15 mijë banorë të shpërngulur nga Veriu ende jetojnë nën mëshirën e padrejtësisë që u është bërë, dhe jetojnë në pjesën e Jugut si refugjatë. Në pamundësi të ndërtojnë shtëpitë e tyre, të kthehen ku kanë punuar më parë, nuk kemi mundur t’ua plotësojmë një gjë të tillë. Shkak i këtyre është ish-kryetari (Goran Rakiq) dhe strukturat e tjera që e kanë pasur kryet në Beograd, e jo në Prishtin. Dhe, ajo më skandaloze, çështja e dhënies së dorëheqjes së kryetarit të pjesës veriore, dhe tani qyteti është duke u udhëhequr nga struktura paralele. Këtë peticion nuk e kemi bërë prej qefit, por prej zorit, sepse jemi detyruar. Ne në emër të qytetarëve dhe sakrificës së atyre njerëzve që nuk po mund të kthehen në shtëpitë e tyre, por edhe në emër të serbëve që duan të largohen nga strukturat e Serbisë, pasi ka nënshrkime edhe nga serbët, kërkoj dhe ju lutem që ta dërgoni në institucionin që ju drejtoni që ta bëni qytetin me një status me një kryetar për të gjithë pa dallim nacionaliteti”, tha ai, raporton arbresh.info.
Kryeparlamentari Veseli thotë se është një pëticion që do të trajtohet me seriozitet.
“Do të shkojë në komisionin përkatës parlamentar për procesin e verifikimit dhe pastaj do të jetë momenti i vendimarrjes. Nuk është befasi kjo. Kemi shumë njerëz që kërkojnë të mbrojnë të drejtën e tyre dhe unë si kryetar i Kuvendit do të punojmë bashkërisht. Nuk do të ketë eskalim të situatës. Mitrovica është qytet i mitrovicasëve, është një komunë dunjitoze. Çka duhet është që grupet që nuk kanë interes të mos manipulojnë më atë pjesë. E di që ke presion nga bahskëvendasit tuaj. Kjo është një i iniciativë për të treguar aspektin human që mitrovica është e mitrovicasëve,” është shprehur Veseli.
Mitrovica e Veriut dhe Mitrovica e Jugut ende nuk e kanë të definuar vijën kufitare për shkak të mospajtimeve ndërmjet dy komunave, e cila deri në kohen e decentralizimit të komunave ishte si e vetme. Ndarjen e zyrtarizoi pakoja e Ahtisarit, duke shtuar kështu edhe komuna tjera me shumicë serbe./arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...