Edhe pas kërkesës së grupit punues të këtij komisioni që të kenë të shkruar peticionin në fjalë, ende nuk ka arritur në komision, raporton arbresh.info.
Kryesuesja e komisionit, Duda Balje, ka thënë se në këtë mbledhje nuk do të diskutohet për peticionin e Mitrovicës sepse nuk është dorëzuar në komision.
“Ne sot nuk e kemi peticionin për Mitrovicën. Kjo është mes qeverisë dhe Kryesisë së Kuvendit. Është çështje për kryesinë. Ne jemi komision për peticione, por peticioni për Mitrovicë nuk ka ardhur tek ne”.
Deputetja, Mexhide Mjaku Topalli, anëtare e komisionit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se ky peticion ka marrë rrugë politike.
“Ne kemi kërku që këtë peticion ta sjellim në këtë komision, por ky peticion ka marrë krejtësisht një rrugë tjetër,” është shprehur Topalli në mbledhjen e komisionit.
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, anëtare e komisionit, ka kërkuar që të kenë peticionin në komision, por është anashkaluar.
“Në këtë rast më shumë po luhet me ndjenjat e qytetarëve. Në komisionin tonë është një grup punues që i shqyrton peticionet dhe i kthen në komision. Ne kemi kërkuar, por asnjëherë nuk ka pasur një shkresë që iu ka drejtu këtij komisioni. I kam thënë personalisht kryetarit Bahtiri që nuk e kanë dërgu me shkrim peticionin në komision,” ka deklaruar Haxhiu.
Sipas saj, Bahtiri nuk e ka ditur rrugën se si të dërgoj peticionin në komisionin përkatës.
“Mos të bëjnë politikë me ndjenjat e qytetarëve” tha ajo.
Peticioni në fjalë javë më parë i është dorëzuar kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, dhe rishtazi i është dorëzuar edhe presidentit, Hashim Thaçi, derisa kryeministri, Ramush Haradinaj, e ka parë si të mundshme shqyrtimin e tij në këtë fazë.
Peticioni ka mbi 16 mijë nënshkrime nga banorët e Mitrovicës për bashkimin e Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut. Këto dy komuna, të dala nga procesi i decentralizimit, bazuar në Pakon e Ahtisarit, asnjëher nuk e kanë shënuar zyrtarisht vijën administrative./arbresh.info/
Zjarr në Kullën Eifel, evakuhoen 1200 persona
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...