Fajtor për gjendjen në Veri të Mitrovicës janë persona të cilët e kanë kokën në Serbi e trupin në Mitrovicë. Kështu ka thënë Kryetari i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, në një intervistë për Arbresh.info.
“Fajtor për gjendjen në Mitrovicë janë personat që e kanë kryet një Beograd e trupin në Mitrovicë”.
E lidhur më seancën e jashtëzakonshme të mbajtur sot dhe kërkesën për bashkim të Mitrovicës, Bahtiri është shprehur se kjo ka qenë kërkesë e kahmotshme, jo vetëm e shqiptarëve por edhe e një pjese të serbëve të cilët jetojnë në Mitrovicë.
“Është dëshire e kamotshme e qytetareve të Mitrovicës e sidomos në këtë situata që kanë mbetur në mëshirën e fatit. Këtë krekës të tyre e kom pru në kuvendin Komunal dhe kom kërko që të ngritët një procedura ligjore që të ndërrohet neni qe e ka nda Mitrovicën. Unë mendoj se kjo do të kaloj sepse e kom mbështetjen e Serbëve lokal që e dëshirojnë paqen dhe e donë mirëqenën dhe këtë ja kanë mohu strukturat paralele të Serbisë,” shprehet Bahtiri.
Ndërsa lidhur më revitalizimin e urës mbi lumin Ibrër, i pari i Mitrovicës, është shprehur se është neglizhuar deri tash shkaku i Rakiçit.
“Revitalizimi i urës ne kemi punua në këtë drejtim dhe ka përfundua krejtësisht dhe pritet mu hap, problemi ka qenë zotëri Rakiq që ka dashur që qyteti të jetë vetëm i serbëve dhe nuk ka dashtë të bashkohet qyteti”.
Kujtojmë se që nga vendimi i Qeveris se Kosovës për ngritje të taksës prej 100% për të gjitha produktet serbe, qytetarët e Mitrovicës Veriore janë duke protestuar, ndërsa në shenjë revolte kanë dhënë dorëheqje edhe katër kryetar të komunave serbe në Veri./V.Selimi/arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/296977440936153/
Pacolli paralajmëron njohje të reja për Kosovën
KPM me rregullore të re, këto janë obligimet e mediave gjatë...
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe ...
Arabi Saudite/ Arrihet marrëveshja 2.5 miliardë dollarëshe p...
Për të tretin vit me radhë, Ballkani dominues në futbollin k...
Aksident në Dubravë të Suharekës, pesë persona të lënduar