Google ADS

Babë e bir në Gjilan vranë kushëririn për motive të ulëta

10:14 | 20 Gusht 2018
Arbresh.info

Pas vrasjes gjatë ditës së djeshme në Gjilan, Policia e rajonale e këtij qyteti, me një kumtesë ka dhënë detajet rreth saj.

Gjatë të shtënave është vrarë një 24 vjeçar ndërsa janë arrestuar dy persona të dyshimtë për vrasje, një i moshës 47 vjeçare e tjetri i lindur në vitin 2002, i cili edhe mendohet të jetë ekzekutori.

Kjo është kumtesa e Policë lidhur me vrasje:

Policia e Kosovës në Gjilan përmes telefonit ka pranuar një informatë për një rast “Vrasje”.

Pas pranimit të informatës njësitet e stacionit policor të Gjilanit dhe Hetimeve rajonale i kanë ndërmarr të gjitha veprimet primare për zbardhjen e këtij rasti, si dhe menjëherë është njoftuar dhe prokurori i shtetit.

Në vendin e ngjarjes krim teknika ka bërë procedimin e vendit të ngjarjes, si dhe janë ndërmarr masa rreth mbledhjes së informacioneve lidhur me incidentin.

Në vendin e ngjarjes ka dalë mjeku kujdestar dhe fatkeqësisht vetëm ka mundur ta konstatoj se viktima A.N.(1994), ka qenë pa shenja jete, dyshohet nga shkrepja e armës së zjarrit. Policia ka arritur që ti arrestoj dy të dyshuarit shqiptar shtetas të Kosovës banor rezident të fshatit Verbicë e Zhegocit B.N. (1971), si dhe A.N.(2002). Ata janë sjellë në stacion policor, ku janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, po ashtu në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pushkë e gjuetisë me të cilën dyshohet se është kryer vrasja, arma është konfiskuar në cilësi të provës materiale.

Janë identifikuar disa dëshmitar okular, të cilët po ashtu janë intervistuar nga ana e hetuesve policor, kurse në ndërkohë në vend ngjarje ka ardhur prokurori i shtetit dhe IML-ja të cilët me urdhër të prokurorit të shtetit, trupin e pa jetë të viktimës e kanë dërguar për autopsi. Ndaj dy të dyshuarve nga ana e prokurorit të shtetit është lëshuar aktvendimi mbi ndalim prej 24 orëve për të dyshuarin kryesor të miturin A.N.(2002), si dhe 48 orëve për të dyshuarin tjetër.

Dyshohet se kësaj ngjarje të rëndë ti kenë parapri mosmarrëveshjet dhe motivet e ulëta që kanë pasur në mes vete viktima dhe të dyshuarit. Hetimet rreth këtij rasti të rëndë janë në vazhdim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme