AVUK siguron se ushqimet në Kosovë janë sipas standardeve të BE-së

09:34 | 17 Korrik 2019
Arbresh.info

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK), do të vazhdojë me kontroll të restoranteve dhe vendeve të tjera që kanë qëllim që të kemi më shumë siguri në ushqimet që hamë gjatë stinës së verës.

Lamir Thaçi, zëdhënës i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK), tha se çdo herë AUVK ka qenë e gatshme të ketë më shumë kontroll në sigurinë ushqimore gjatë stinës së verës, por edhe gjatë vitit.

Sipas tij duhet të ketë edhe kujdes edhe nga vet qytetarët e Kosovës se me çka ushqehemi. “Ne jemi autoritet dhe kemi inspektorë profesionistë që bëjnë kontroll të mallrave, e jemi permanentë aty”, i tha ai sot RTK-së.

Thaçi vlerësoi e ushqimet në Kosovë janë sipas standardeve të BE-së. Ai ka ftuar qytetarët të shikojnë ku blejnë. “Secili konsumatorë duhet të lexoj deklarimin që është në produkt. Ne kemi ankesa nga konsumatorët, që na kanë dertuar në raste të ndryshme”, deklaroi ai.

Lamir Thaçi, zëdhënës i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK), ka ftuar qytetarët që nëse kanë informacione për produkte që nuk i plotësojnë kushtet dhe janë jashtë rregulloreve të lajmërojnë AUVK-në.

Sipas tij mungesa e inspektorëve komunalë shkakton probleme të mëdha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme