Google ADS

Avramopulos: Shqipëria është përgjegjëse për ruajtjen e kufirit të saj

11:18 | 21 Maj 2019
arbresh.info

Komisionieri Evropian për Migracionin dhe Çështjet e Brendshme, Dimitris Avramopoulos, është sot në Tiranë, ku ka folur për implementimin e marrëveshjes së re të pranisë së Frontex (Agjencia e Rojës Kufitare) në Shqipëri.

Avramopoulos përmendi faktin se Shqipëria është përgjegjëse për kufijtë e saj, për ruajtjen e lëvizjes së lirë. Pra kontributi i Shqipërisë duhet të thellohet, shkruan shekulli.

Fjala e plotë e Dimitris Avramopoulos:

Situata e përgjithshme në rrugën e Ballkanit mbetet stabël me niveli të ulët të ardhjes së emigranteve. Është një fakt se krahasimi është si nata me ditën. Marrëveshja statusore do të na ndihmoje ne. Kjo zgjeron shkallën e bashkëpunimit me Shqipërinë dhe Bashkimin Evropian dhe me pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor. Duhet të kemi parasysh zbatimin e marrëveshjes. Lëvizja pa viza sjell përfitime dhe ne duhet ta ruajmë. Forntex do të jetë i afta të kryejnë vëzhgime dhe të luftojmë kriminalitetin kufitar. Por Shqipëria mbetet përgjegjëse për ruajtjen e kufirit të saj. Pra nuk ka dyshim për ketë sovranitet kombëtar. Frontex mund vetëm të kryejnë detyrat dhe ndonjë tagër në prani të rojës kufitare të Shqipërisë. Kur vjen fjala tek ruajtja e kufijve tanë, për emigracioni, sfidat më të cilat hasemi kane shumë gjera të përbashkëta. Frontex, do të na lejojë të punojmë më mirë bashkë. Kjo marrëveshje duhet të përmbyllet edhe me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Falënderoj autoritetet shqiptare dhe ekipin e Frontex për arritjen e kësaj etape të re. Falënderoj edhe vendet anëtare që kanë bashkëpunuar. Ne besojmë se prioriteti kyç është që të kemi marrëdhënie të forta me fqinjët e afërt. Mbështesim unë një partneritet genuion. Kjo ju përfshin ju. Shqipëria është pjesë e familjes evropiane. Sfidat nuk njohin kufij. Kjo do të na bëjë më të fortë në unitet. Personalisht jam i lumtur që jam këtu. Sepse shoh rezultate të misionit tonë, që kjo agjenci të bëhej me polici kufitare. Se dyti kam dashur që ta shoh Shqipërinë më afër Evropës. Për këtë duhet të celebrojmë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme