Tomë Gashi, avokati i Sylejman Selimit, tha për KALLXO.com se klienti i tij po mbahet në burg pa një aktgjykim të plotfuqishëm.
“Ai për më tepër se 136 ditë mbahet në vuajtje të dënimit pa aktgjykim të plotfuqishëm”, theksoi avokati Gashi.
Sipas avokatit, lirimi me kusht i Sylejman Selimit, ka qenë “vetëm një tentativë për të dalë nga ai ferr ku po mbahet”.
Tomë Gashi ka reaguar sot pasi që klientit të tij iu ka refuzuar kërkesa për lirim me kusht, ndërsa Jahir Demaku është liruar me vendim të panelit për lirim me kusht.
“Paneli për lirim me kusht sot e liroi Jahir Demakun por jo Sylejman Selimin… a thua pse.”, ka pyetur avokati në profilin e tij në “Facebook”.
Ish-komandanti i përgjithshëm i UÇK-së e së fundmi ambasador i Kosovës në Shqipëri ishte shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë më 27 maj 2015 dhe ishte dënuar më 6 vjet burg.
Sipas tij, vendimi i panelit erdhi pasi nuk pati vullnet politik “të atyre që thirren në drejtësi”.
Gjykata e Apelit i kishte bashkuar dënimet për rastet “Drenica 1” dhe “Drenica 2” dhe e kishte dënuar Sylejman Selimin me dënim unik prej 10 vjetësh.
Edhe Jahir Demaku u dënua me 7 vjet burg, për rastet “Drenica 1” dhe “Drenica 2” nga Gjykata e Apelit.”
Ky është postimi i plotë i avokatit Tomë Gashi:
“DITA 136 – As sot nuk lirohet Gjenerali i Ushtrise Çlirimtare te Kosoves Sylejman Selimi.
Qartas ne mënyre te kundërligjshme dhe pa vendim gjyqësor për 136 dite, Gjykata Supreme e Kosovës po e mban ne burg Sylejman Selimin ne burg.
Edhe tentimi i sotëm per ta liruar me kusht dështoj pasiqe nuk pati vullnet politik te atyre qe thirren ne drejtësi.
Për çka keni luftuar ju ushtare dhe komandante te UÇK-se.!
Qe te kemi sistem te këtillë juridik, qe ta mbajnë mbi 5 vite ne burg me prova to montuara.
Dhe për 136 dite pa asnjë vendim gjyqësor ta mbajnë ne burg Komandantin e Shtabit te Përgjithshëm te UÇK-se Gjeneral Sylejman Selimin.
Nuk besoj se keni luftuar për kësi sistemi te korruptuar juridik deri ne palce.!
Paneli për lirim me kusht sot e liroi Jahir Demakun por jo Sylejman Selimin…a thua pse“./kallxo.com/
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...