Avokati dhe njohësi i çështjeve politike në vend, Dastid Pallaska, po e sheh si veprim të gabuar vendimin e Ramush Haradinajt për të kërkuar mendimin e Gjykatës Kushtetuese rreth asaj se a ka të drejtë që të thërras mbledhje të Qeverisë edhe përkundër faktit se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme.
Sipas tij një kërkesë e tillë është e panevojshme, pasi që dihet se qeveria e dorëhequr deri në zgjedhje luan një rol teknik të mbikëqyrjes së institucioneve, deri në krijimin e institucioneve të reja.
Pallaska thotë se një vendim i tillë do të shkaktojë vonesa, pasi që Kushtetuesja mund të merr vendim pas 6 apo 7 muajsh.
Ndër të tjera avoakti përmend edhe rastet kur Gjykata Kushtetuese i ka hedhur poshtë kërkesat e presidentit (Rastet KO Nr.79/18 dhe KO Nr.131/18, KO Nr.181/18).
Shkrimi i plotë i Pallaskës:
Iniciativa e Kryeministrit të dorëhequr për të dërguar pyetje në Gjykatën Kushtetuese për fushëveprimin e “mandatit” të Qeverisë së rënë është e panevojshme, e pavend dhe – çka është më me rëndësi – e palejuar.
E PANEVOJSHME sepse kjo çështje nuk rregullohet me Kushtetutë dhe është fare e qartë se Qeveria e dorëhequr nuk ka mandat qeverisës por thjeshtë shërben si kujdestare e institucioneve vartëse deri në transferin paqësor të pushtetit tek Qeveria e re.
E PAVEND sepse mund të vonojë – pa nevojë – zgjedhjen e Qeverisë së re apo proceset tjera kushtetuese pasi që, sipas praktikës së fundit, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për “pyetje kushtetuese” merret pas 6 apo 7 muajsh edhe në rastet kur kërkesa hedhet poshtë si e palejuar.
E PALEJUAR sepse Gjykata Kushtetuese në tre vendimet e fundit në lidhje me “pyetjet kushtetuese” të Presidentit (Rastet KO Nr. 79/18, KO Nr. 131/18 dhe KO Nr. 181/18) ka konstatuar, ndër tjerash, se Gjykata Kushtetuese nuk përgjigjet në “pyetje kushtetuese” dhe se kërkesat me pyetje të tilla do t’i hedhë poshtë si të palejuara.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...