Ismet Osmani i njohur si “Curri” është arrestuar së bashku me 4 persona të tjerë ku po akuzohen për mashtrim, fajde dhe detyrim nga Prokuroria.
Por, pas këtyre arrestimeve të bëra nga Policia, në media është përmendur edhe emri i kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe lidhjet e tij që ka me “Currin”.
Mirëpo, avokati i “Currit”, Alban Arifi, në një prononcim për Gazeta Metro ka deklaruar se klienti që ai përfaqëson nuk e njeh Kadri Veselin, madje as kafe nuk ka pirë ndonjëherë me të.
Arifi ka thënë se njeh mirë Ismet Osmanin – “Curri” që e përfaqëson dhe se ai nuk ka lidhje fare me Veselin.
“Ismet Osmani nuk e njeh Kadri Veselin, as nuk ka nejt me to kurrë e as kafe nuk ka pi kurrë me to siç po flitet në media”, tha Arifi.
Ai tha se e njeh shumë mirë klientin e tij dhe se këto që po thuhen janë të pavërteta.
Operacioni ‘Dallga’ quhet aksioni i madh i Policisë së Krimeve Ekonomike ku rezultoi me arrestimin e 5 personave, në mesin e tyre ishte Ismet Osmani, i njohur ndryshe si “Curri”, po ashtu i arrestuar ishte Ilir Bojku, i njohur ndryshe si Gorilla, Adil Thaçi, Mentor Maqani dhe Rrahim Hashimi.
Zjarr në Kullën Eifel, evakuhoen 1200 persona
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...