Sekretari i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku, ka shfaqur mbështetjen për idenë e korrigjimin të kufijve në procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se ka nevojë të aplikohet reciprocitet nga të dyja palët.
Sipas tij Presheva, Medvegja e Bujanoci padrejtësisht janë lënë anash, dhe ka ardhur koha që të trajtohet kjo çështje.
“Kur flas për dëme mendoj për pjesën veriore të Mitrovicës, ku janë stabilizuar institucione të Serbisë, ndërsa në të njëjtën kohë ka pasur një shpërngulje të madhe në Presheve, Medvegjë dhe Bujanoc. Duke analizuar rrethanat ndërkombëtare, gjendjen në Kosove dhe Serbi, ne kemi propozuar reciprocitet në të drejta. Kjo nënkupton se çfarëdo që kërkon Serbia për serbët në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok do të aplikohet edhe për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc”.
Klinaku në një intervistë në Info Magazine të Klan Kosovës e ka cilësuar si problematike kundërshtimin e idesë për korrigjim të kufirit nga partitë politike.
“Pse të jemi kundër si ide? Ne duhet te jemi për, ne jemi për. Problemin e kemi me partitë politike që këtë çështje nuk dëshirojnë as ta trajtojnë dhe s’kanë paraqitur ndonjë platformë”.
Ai gjithashtu vlerësoi se procesi i dialogut deri më tani nuk ka prodhuar rezultate./klan kosova/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...