Avni Dehari, babai i aktivistit të ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, ka folur për të birin e tij, në dyvjetorin e vdekjes së tij në një burg të Prizrenit.
Ai ka treguar në televizionin T7 për një bisedë të Astrit Deharit me nënën e tij, gjatë kohës sa ai ndodhej në burg, teksa akuzohej për sulm terrorist ndaj institucioneve të vendit.
Avni Dehari ka thënë se i biri i tij i kishte treguar nënës së tij për gjoja kërcënimet që i ishin bërë.
Sipas Avni Deharit, i biri i tij i kishte treguar nënës së tij se nëse s’do ta pranonte fajin, do ta dënonin me “deri në 10 vjet burgim”.
Avni Dehari ka thënë se Astrit Deharit i ishte thënë edhe se “do të transferojmë në një burg në Kumanovë”, nga e ka prejardhjen edhe familja e tij. /Express/
KRU “Prishtina” njofton se edhe sot do të ketë intervenime n...
Posta e Kosovës lëshon në qarkullim emisionin e ri të pullav...
“Duhet ta harrojë rolin e sulmuesit të majtë dhe të shënojë ...
Frika e NATO-s nga kthimi i Trump
Rusia sulmon Kievin dhe Harkivin
Kurti pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregti...