Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka shpërndarë sot një letër që presidenti Ibrahim Rugova, u kishte dërguar ndërkombëtarëve para 21 vitesh.
Në letrën e publikuar në Facebook, thuhet se Rugova ka kërkuar nga Klintonit, Blerit, Shirakut dhe Kolit të bëjnë trysni mbi regjimin e Beogradit që po bëhej në Kosovë atë kohë, transmeton Indeksonline.
Tutje, Rugova kishte kërkuar një prezencë ndërkombëtare të të gjitha formave në Kosovë për mbrojtjen e popullit të Kosovës, i cili është përcaktuar që vullnetin e vet për pavarësi ta realizojë me mjete paqësore.
Më poshtë postimi i Hotit:
Qendra për Informim e Kosovës
Informatori ditor nr. 1988 – I
Prishtinë, 5 mars 1998 (Ora: 16,00)
Apel i kryetarit Rugova dërguar Klintonit, Blerit, Shirakut dhe Kolit të bëjnë trysni mbi regjimin e Beogradit
Kryetari i Republikës së Kosovës dr. Ibrahim Rugova sot kërkoi ndërprerjen urgjente të operacioneve të policisë dhe të ushtrisë serbe në Skënderaj, Gllogoc, Klinë, Mitrovicë, Vushtrri dhe në pjesë tjera të Kosovës, ku po pëson popullsia civile.
Me një apel të transmetuar sot, kryetari Rugova thërret bashkësinë ndërkombëtare që të ndërmarrë hapa preventivë në Kosovë dhe që të bëjë trysni edhe më të madhe mbi Beogradin me qëllim të ndërprerjes urgjente të aksioneve policore dhe ushtarake në disa fshatra të Drenicës.
Kryetari Rugova u bëri apel presidentit Klinton, kryeministrit britanik Bler, presidentit Shirak dhe kancelarit Kol që të bëjnë trysni mbi regjimin e Beogradit për ndaljen e aksioneve të policisë dhe të ushtrisë serbe.
Sot kryetari Rugova kërkoi një prezencë ndërkombëtare të të gjitha formave në Kosovë për mbrojtjen e popullit të Kosovës, i cili është përcaktuar që vullnetin e vet për pavarësi ta realizojë me mjete paqësore.
Kryetari i Republikës së Kosovës dr. Ibrahim Rugova kërkoi nga populli në Kosovë që të mos u nënshtrohet provokimeve dhe dezinformatave serbe që kanë për qëllim të fusin frikë dhe panik. Me qëllim të përballimit të kësaj gjendje, kryetari Rugova kërkoi nga partitë politike në Kosovë dhe nëpër komuna që të mobilizohen. Sidomos është e domosdoshme që forcat politike në komunat fqinje me Drenicën të përgatiten që ta ndihmojnë popullatën e saj dhe që ta përcjellin gjendjen e rëndë në atë rajon.
Në apelin e tij kryetari i Republikës së Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, siguron popullin e Drenicës dhe të Kosovës se është në kontakt me qendrat e vendosjes ndërkombëtare dhe se ato po shqyrtojnë mundësinë për hapa preventivë në Kosovë me qëllim të ndërprerjes së aksioneve policore dhe ushtarake serbe.
Kryetari Rugova kërkoi nga mjetet e informimit që ta përcjellin gjendjen në mënyrë objektive dhe që të jenë në funksion të njoftimit me përmasat e aksioneve policore dhe ushtarake serbe në Drenicë.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...