Kordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri konsideron se miratimi në parim i Pakos së Administratës Shtetërore, hap shtigje të reja për reforma duke përfshirë edhe fuqizimin e nivelit lokal.
“Në kuadrin e angazhimeve të përbashkëta me komunat, takova përfaqësuesit e disa komunave të Anamoravës, më saktësisht kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Halitin dhe nënkryetarin e Komunës së Gjilanit, Arbër Ismaili, si dhe përfaqësues tjerë të këtyre dy komunave. Në takim diskutuam për avancimin të mëtejmë të bashkëpunimit dhe koordinimit Qeveri – Komuna, me theks çështjet që duhet adresuar edhe më tuje në kuadër ë Forumit të përbashkët.”, ka shkruar ai në llogarinë e tj në Facebook.
Postimi i plotë:
Ishte kënaqësi të shoh rezultatet e përbashkëta që kemi arritur dhe të marr falënderime për kontributin e përbashkët në këtë fushë.
Kjo ditë, ishte krejt e veçantë edhe në fushën e reformës së administratës publike, duke kaluar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës Pakoja e Reformës (Projektligji për Pagat në Sektorin Publik; Projektligji për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të Pavarura si dhe Projektligji për Zyrtarët Publik).
Shfrytëzova këtë rast që të uroj përfaqësuesit e komunave për këtë, njëkohësisht ti shpreh mirënjohje dhe falënderim për të gjithë ata që kontribuuan në këtë proces, nisur nga grupi punues, komunat, akterët tjerë të përfshirë.
Jam i bindur që nga leximi i parë deri në finalizim bashkërisht do të adresojmë shqetësimet e ngritura me theks tek Ligji për Pagat, por po ashtu, jam i bindur se pakoja në tërësi është themel i qëndrueshëm për një administratë shtetërore efikase dhe funksionale që do të kthehet në promotor të zbatimit të ligjit, zhvillimit ekonomik dhe synimeve të përbashkëta integruese.
Me përfundimin e kësaj pakoje, hapen shtigje të reja për reforma, njëkohësisht mundësi më të mëdha për të fuqizuar qeverisjen lokale në të gjitha aspektet./arbresh.info/
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet