Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksionin e Drejtorisë Rajonale të Gjakovës në bashkëpunim me Antidrogën.
Policia përmes një komunikate ka dhënë detaje shtresë lidhur me rastin, duke njoftuar se bëhet fjalë për 67 kilogram të llojit marihuanë.
“Sot më 07.05.2019, rreth ores 14:00, njësiti i antidrogës në Gjakovë i cili njësit është i strukturuar në kuadër të Drejtorisë për hetimin e trafikimit me narkotikë në Policinë e Kosovës, ka siguruar informacione relevante se një person i dyshuar në Rahovec mbanë në posedim në pronën e tij sasi të substancave të dyshuara narkotike.
Pas vlerësimit të situatës, janë aktivizuar njësitet kompetente policore në rajonin e Gjakovës dhe në konsultim edhe me organet e drejtësisë është realizuar një kontrollë/bastisje në objektet që dyshohej se ishin në shfrytëzim nga personi i dyshuar.
Nga realizimi i këtij operacioni kontrolli dhe bastisjeje ka rezultuar me gjetjen dhe konfiskimin e tri (3) çantave/paketimeve najloni, me ngjyrë të zezë të mbushura me substancë në formë bari ngjyrë e gjelbër, e dyshuar si substancë narkotike e llojit Marihuanë dhe pesha e tyre ka rezultuar të jetë 67 kilogram”, ka njoftuar Policia.
Njësitet kompetente policore, përfshirë edhe ato të krim-teknikës kanë kryer procedurat e nevojshme në vendin e ngjarjes për sigurimin e dëshmive materiale dhe një person është arrestuar nga Policia.
Personi i dyshuar, i arrestuar në këtë rast me urdhër të prokurorit kompetent ndalohet për 48 orë për vazhdimin e procedurave të mëtejme ligjore.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar dhe po punon me intensitet në luftimin e dukurive negative dhe veprave penale në përgjithësi të cilat në çfarëdo forme cenojnë sigurinë dhe kryesit e këtyre veprave të sillen para organeve të drejtësisë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...