Menaxhmenti i Administratës Tatimore të Kosovës ka marrë vendim për intensifikimin e aktiviteteve tek të gjithë tatimpaguesit, të cilët kanë obligime të pa shlyera në ATK.
Sipas një njoftimi të kësaj administrate, ky hap është ndërmarrë bazuar në procedurat ligjore të mbledhjes së detyrueshme, në momentin kur tatimpaguesit i tejkalojnë afatet ligjore për përmbushjen e obligimeve tatimore.
“Gjatë periudhës Janar –Shkurt 2019 bazuar në Ligjin Nr. 03/L – 222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, janë zhvilluar shumë aktivitete operative me qëllim të mbledhjes së borxheve, duke njoftuar tatimpaguesit për obligimet që kanë. Dispozitat ligjore parashohin që për secilin tatimpagues i cili nuk u bindet kërkesave ligjore, të ndërmerren masa si vendosja e barrës tatimore, bllokimi i llogarive bankare, bllokimi i import-exporteve, ndalesa në Thesar, konfiskimi i pasurisë, ngritja e kallëzimeve penale dhe veprime të tjera ligjore”.
“Si rezultat i aktiviteteve të mbledhjes së detyrueshme ATK, për dy muajt e parë të vitit 2019 ka inkasuar 10.3 milionë euro tatime dhe 898 mijë euro kontribute pensionale”.
ATK inkurajon të gjithë tatimpaguesit që t’i kryejnë me kohë obligimet e tyre, të cilat janë të përcaktuara me dispozitat e Legjislacionit Tatimor, në mënyrë që të mos bëhen objekt i masave të mbledhjes së detyrueshme.
Slot ka dhënë një mesazh të fortë për futbollistët e tij në ...
Mbappe: Askush në Real Madrid nuk do të pendohet kurrë për n...
“Dorëzoni armët, ose do groposeni me to”, Erdogan paralajmër...
Fitimi i pakënaqur me Sarën për mungesën e dhuratës për fest...
Tahiri: Qytetarët përballen me vështirësi ekstreme për ngroh...
Kamberi: Qeveria e Kosovës tregon përkushtim të jashtëzakons...