Partitë të cilat kanë lidhur koalicione parazgjedhore ende nuk janë regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Dita e nesërme është afati i fundit që partitë të bëjnë deklarimin e koalicioneve në KQZ.
Deri tani janë krijuar dy koalicione parazgjedhore.
Të parët të cilët arritën marrëveshje që në zgjedhje të garojnë me një listë të përbashkët ishte ai mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate. Sipas marrëveshjes së arritur ndërmjet këtyre do forcave politike, bartës i listës do të jetë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Lidhur me regjistrimin e koalicionit në KQZ, për Telegrafin ka folur nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj.
Ai ka thënë se ende nuk janë regjistruar në KQZ, duke shtuar se janë në fazën e fundit të përgatitjeve.
“Tashmë të gjitha përgatitjet e koalicionit për 100 % Kosovë , AAK-PSD janë në fazën përfundimtare dhe sigurisht në këtë kuadër edhe procedurat përballë KQZ-së do t’i respektojmë në përpikëri”, ka thënë ai.
Koalicionit AAK-PSD së fundmi i është bashkuar edhe Partia e Drejtësisë.
Regjistrimin në KQZ nuk e kanë bërë ende as koalicioni tjetër ai i Nismës me Aleancën Kosova e Re.
Këtë e kanë bërë të ditur për Telegrafin, zyrtarë të Nismës.
Në marrëveshjen e arritur ndërmjet këtyre dy partive politike, Fatmir Limaj do të jetë kandidat për kryeministër.
Në anën tjetër, LDK dhe VV edhe pas disa takimeve që kanë zhvilluar, ende nuk kanë arritur të lidhin një koalicion parazgjedhor. Që të dyja partitë tashmë kanë nominuar edhe kandidatët e tyre për kryeministër. LDK ka nominuar Vjosa Osmanin për kryeministre të Kosovës, ndërsa VV, Albin Kurtin.
Kurse, Partia Demokratike e Kosovës është deklaruar se në zgjedhje do të shkojë e vetme, kandidati i tyre për kryeministër është Kadri Veseli.
Zgjedhjet e jashtazakonshme pritet të mbahen me 6 tetor, ditë e diele, ndërsa fushata zgjedhore fillon me 25 shtator dhe përfundon me 4 tetor.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, buxhetit të Kosovës pritet t’i kushtojnë rreth 6 milionë euro.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...