Që nga viti 2001 kur janë mbajtur zgjedhjet e para të pas luftës, Kosova ka pasur 6 kryeministra në gjithsej tetë mandate. Asnjëri prej tyre nuk ka arritur të përfundojë mandatin kushtetues prej katër vjetësh.
Sipas radios Evropa e Lirë, pothuaj secila prej qeverive në Kosovë, të koalicioneve të ndryshme partiake, kanë hyrë në mocione mosbesimi dhe janë detyruar të dorëhiqen duke e futur Kosovën në cikle të parakohshme zgjedhore.
Kryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës, Bajram Rexhepi, ishte zgjedhur në vitin 2002, që në këtë pozitë të qëndrojë më tepër se dy vite e gjysmë. Hashim Thaçi ishte kryeministri që në dy mandate arriti të mbajë me gjatë postin me mbi tre vite e gjysmë.
Kurse kryeministri aktual në detyrë, Ramush Haradinaj në këtë post është prej një viti e tetë muaj. Pas dorëheqjes se kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj, partitë politike tashmë kanë deklaruar se janë për zgjedhje të jashtëzakonshme, ndërsa kanë rënë dakord të shpërndajnë Parlamentin më 22 gusht.
Mospërfundimi i mandateve qeverisëse, sipas analistëve politik në Kosovë është pasojë e paqëndrueshmërisë së vetë koalicioneve. Analistët thonë për radion Evropa e Lirë se asnjë qeveri në Kosovë nuk është krijuar mbi një program të qëndrueshëm, por me koalicione që prioritet kanë interesat partiake për ndarjen e posteve drejtuese.
Sot seanca e përbashkët plenare mes Kosovës dhe Shqipërisë
Moti sot i vranët dhe me shi
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...