Google ADS

Askush s’mund ta ndalë transformimin e Forcës së Sigurisë , deri në fund të këtij viti do të miratohen tri Projektligjet

08:46 | 16 Nëntor 2018
V. S.

Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Burim Ramadani, ka bërë me dije se deri në fund të këtij viti do të miratohen dhe do të hyjnë në fuqi tri projektligjet përmes të cilëve Kosova do të bëhet me ushtri.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re” ai ka thënë se askush nuk do të mund ta ndalë transformimin e FSK-së.

Ramadani ka theksuar se është e gabueshme kushdo që mendon se nëpërmjet presioneve dhe kërcënimeve mund ta pengojë këtë proces.

Sipas tij, megjithëse emri mbetet i njëjti, mandati, misioni, detyrat dhe përgjegjësitë e FSK-së do të jenë ushtarake dhe mbrojtëse.

Ramadani ka thënë se operimi i FSK-së do të bazohet mbi nevojat dhe kërkesat e sigurisë në tërë territorin e Kosovës.

Ndryshe, javë më parë kanë kaluar në lexim të parë tri projektligjet për transformimin e FSK-së, Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes, ai për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligji për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës./Epoka e re/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme