Agjencia e Shoqërisë se Informacionit (ASHI) përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se përkundër një sulmi masiv kibernetik që është bërë ndaj adresave elektronike të institucioneve të Kosovës nga ana e Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës nuk është arritur të hakohet asnjë adresë zyrtare.
Kujtim Gashi, drejtor i përgjithshëm i ASHI-së, thotë se deri tani sulmi nuk ka afektuar asnjë sistem elektronik të institucioneve të Republikës së Kosovës, e asnjë adresë të ambasadave e as zyrtarëve diplomatikë.
“Bëjmë me dije se të gjitha informacionet që theksojnë ndryshe janë të pa autorizuara dhe informacione të pasakta, ngase i vetmi autoritet kompetent sipas përgjegjësisë ligjore dhe profesionale për menaxhim me infrastrukturën kompjuterike shtetërore është Agjencia e Shoqërisë së Informacionit që funksionon në kuadër të Ministrisë së Administratës Publike”, ka thënë Gashi, përmes një komunikatës.
Ai më tutje jepn informacione të detajuara rreth sulmit kibernetik nga ana e Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.
“Dje me 6.12.2018 rreth orës 10:00 jemi ballafaquar sulm kibernetik masiv i cili ka vazhduar deri në orën 18:00 pasdite, gjithashtu sulme të nivelit më të ulët janë shfaqur edhe sot gjatë ditës. Sulmi ka qenë shumë i organizuar ndërsa burimi i sulmit vjen nga domenet dhe IP-të, që janë të regjistruara në Serbi dhe Bosnja e Hercegovina”, thotë Gashi. “Sulmi ka targetuar komunikimet postës elektronike zyrtare, të zyrtareve të institucioneve të Kosovës, kryesisht në adresë të zyrtarëve diplomatikë”.
Ai shton se qëllimi i këtij sulmi duket të ketë përpjekje pë të pamundësuar komunikimin zyrtar të Institucioneve të Kosovës përmes postës elektronike zyrtare.
“Agjencia e Shoqërisë së Informacionit-ASHI, falë angazhimit të ekspertëve në kuadër të kësaj Agjencie, ka arrit të lokalizojë dhe të bllokojë këtë sulm pa shkaktuar dëme dhe pa ndryshuar apo modifikuar ndonjë të dhënë. Me këtë rast janë ndërmarr të gjitha masat e nevojshme me qëllim të mbajtjes në funksion dhe mos afektimit të shërbimeve të postës elektronike zyrtare. Me këtë rast konfirmojmë se asnjë adresë elektronike zyrtare nuk është penguar së funksionuari e as nuk është hakuar siç thuhet në disa media”, ka shtuar ai.
Në komunikatë më tutje Gashi thekson se, “ju tërheq vëmendjen që deri tani Posta Elektronike Zyrtare dhe portalet e IRK-ve të cilat janë të hostuara (vendosura) në Qendrën e të Dhënave Shtetërore nuk janë të ‘hakuara’, dhe nuk bëhet fjalë për ‘hakim’, siç është interpretuar në media. Sulmi ka qenë i tipit DDOS, (sulm i dedikuar për defunksionalizim të shërbimeve)”.
Sipas tij Agjencia e Shoqërisë së Informacionit-ASHI në kuadër të kapaciteteve njerëzore dhe teknike që posedon, është e angazhuar dhe ia ka dal me sukses në parandalimin e pasojave të mundshme nga ky sulm, sikur edhe në raste tjera, transmeton Koha.net.
“Jemi në koordinim më departamentin për Krime Kibernetike në Policinë e Kosovës dhe gjitha organet e sigurisë së vendit për të përcjellë të gjitha zhvillimet dhe ruajtjen e stabilitetit të sistemeve elektronike”, ka thënë Gashi.
Spiropali: Kosova meriton anëtarësimin në BE
Konjufca: Kjo seancë duhet të shihet që Kosova dhe Shqipëria...
Nis seanca e përbashkët plenare mes Kuvendit të Kosovës dhe ...
Llapi-Dukagjini, duel për t’i ikur fundit ta tabelës
Shaip Kamberi merr pjesë në seancën e përbashkët mes Kosovës...
Gjithçka gati për seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqip...