Asamblisti i VV-së: Veliu vetëm 1% të buxhetit e ka ndarë për rini, kulturë e sport

21:13 | 28 Qershor 2019
A. B.

Vetëm një për qind e buxhetit të Komunës së Podujevës është planifikuar të shpenzohet për rini, kulturë e sport.

Kështu ka bërë të ditur, asamblisti i Vetëvendosjes në Podujevë, Fitim Muçolli.

Sipas tij, për rininë e Podujevës, kryetari i bie në mend vetëm në kohë të zgjedhjeve.

Nga afër 24 milionë euro sa do të jetë buxheti i komunës së Podujevës për vitin 2020, e 7 milionë investime kapitale sa janë paraparë për vitin 2020, thotë ai, vetëm 110 mijë janë në sektorin e rinisë, kulturës e sportit që i bie vetëm 1.56%.

Reagimi i plotë i Muçollit:

Agim Veliu hyn në ‘histori’, i jep 1% prioritet rinisë, kulturës e sportit

Rinia llapjane është harruar nga Qeverisja e Agim Veliut.

Duket se për ta u bie ndër mend vetëm gjatë kohës së zgjedhjeve e në periudhën tjetër të rinjtë dhe aktivitetet e tyre nuk hynë fare në prioritet komunale duke i renditura në fund në listës. Vetëm 1% e gjithë buxhetit që ka komuna e Podujevës është planifikuar të shpenzohet për Rini, Kulturë dhe Sport.

Kjo gjendje e rëndë që është krijuar me kalimin e viteve ka sjellë edhe një degradim të përgjithshëm dhe gradual të Rinisë, Kulturës dhe Sportit Llapian, që sot ndodhet në një pikë kritike.

Shumë pak është menduar në këtë drejtim për Rinin, Sportin dhe Kulturën tonë që po vuan gjithnjë e më shumë. Nga afër 24 milionë euro sa do të jetë buxheti i komunës së Podujevës për vitin 2020, e 7 milionë investime kapitale sa janë paraparë për vitin 2020, vetëm 110 mijë janë në sektorin e rinisë, kulturës e sportit që i bie vetëm 1.56%. Mund te konkludojmë se në asfalt e kanalizime investohen rreth 30 herë më shumë se në Rini, Kulturë dhe Sport.

Këto tri kategori janë përfaqësuesit më të denjë të Llapit andaj duhet të trajtohen të tillë.

Kërkoni atë që u takon.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme