Google ADS

 “As Hashimi, e as Ramushi nuk do ta tradhtojnë vendin”

09:03 | 16 Mars 2019
Arbresh.info

Bekim Jashari, nipi i komandantit legjendar, Adem Jashari, beson se as presidenti, Hashim Thaçi dhe as kryeministri, Ramush Haradinaj, “nuk do ta tradhtojnë vendin”, derisa flet për qëndrimet rreth ndryshimit të kufirit me Serbinë.

Në një intervistë për arbresh.info Jashari thotë se është për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, por jo edhe të ndryshojnë kufijtë verior.

“Nuk ka shqiptar që është kundër bashkimit të Kosovës Lindore. Por, kufijtë që i ka Kosova sot është derdh gjak për ta 1 shekull rend. Këta kufij qe 11 vite janë të njohur ndërkombëtarisht dhe kemi pavarësi dhe Kushtetutë me të njëjtit  kufij. Nuk besoj që ka naj shqiptar guxim që kufijtë verior me i ndryshu pa bë referendum me qytetarët. Dua të besoj që politikanët tonë janë të vetëdijshëm për këtë,  edhe Presidenti edhe Kryeministri,  janë që kanë dhënë kontribut për çlirimin e këtij vendi, dhe nuk besoj se do të tradhtojnë vendin”./V.Selimi/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme