Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës Reshat Millaku në një konferencë për media ka deklaruar për bisedat që ka zhvilluar me prokurorin special tashmë të dorëhiqur Elez Blakaj, duke thënë se ky i fundit i kishte thënë disa herë se lënda (ajo e vetëranëve të UÇK-së) është e ndjeshme dhe lëndë shumë e ngarkuar, por se megjithatë nuk ndihej i kërcënuar.
Vërejtja e kryeprokurorit Millaku në lëndën e Blakajt ishte në atë se 19 mijë e 60 përfituesit e pensioneve të veteranëve nuk ishin specifikuar me emra. Një lëndë e tillë sipas Millakut nuk do të kishte kuptim të dorëzohen në Gjyaktë, andaj ka kërkuar nga Blakaj që të specifikonte me emra.
Millaku disa herë gjatë konferencës tha se prokurori Blakaj i kishte thënë se nuk ndihej i frikësuar apo në presion për shkak të specifikës së lëndës. Kjo nuk ishte vërejtja e vetme që Millaku kishte ndaj kësaj lënde.
“Te propozimi nuk shihet askund që Gjykata duhet me ja ndalu pensionet. I kam thënë se kjo aktakuzë nuk bënë me shku, është obliguese, dispozitivi është i pakuptuesëhm, gjatë fazës së gjykimit mund të hidhet poshtë”, tha Millaku, shkruan FaktePlus.
Siç rrëfeu kryeprokurori Millaku, Blakaj i kishte thënë se po të trajtohet lënda siç i thoshte Millaku, do t’i merrte shumë kohë dhe do të ishte një proces shumë sfidues.
Millaku pohon se i kishte thënë Blakajt se s’ka rëndësi sa merr kohë kjo lëndë, por e rëndësishme do të ishte të dilte procesi në rregull.
“Qëllimi jonë kryesor duhet të jetë që tërë procesi ka qenë i kundërligjshëm, pagesat të ndërpiten për të gjithë veteranët derisa të vërtetohen kush janë veteranët e vërtetë. Nuk kemi dashur ta amnistojmë askënd e as ta ndihmojmë askënd”, deklaroi tutje Millaku.
Parashqevi Simaku dërgon mesazh të paharrueshëm nga New York...
Parashikimi i motit në Shqipëri, si do variojnë temperaturat...
Australi, lëshohen urdhra të evakuimit në shtetin Victoria p...
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Xheneta, Gjestit: Kam thyer premtimin më të madh të familjes...
Juria profesionale zgjedh 15 këngët finaliste të Fest 63