Ekspertët nuk po pranojnë t’i ndihmojnë Komisionit Hetimor për PTK.
Kështu u bë e ditur edhe të mërkurën në mbledhjen e këtij Komisioni, madje këta të fundit janë detyruar që të kërkojnë ekspertë që i përdorin gjykatat themelore e të cilët nuk mund të refuzojnë angazhimin.
E nga katër ekspertë, dy kërkohen të jenë financiar ndërsa ish-drejtori ekzekutiv i Odës së Afarizmit në Kosovë, Ismet Mulaj në një prononcim dhënë arbresh.info ka treguar për arsyet që mund të kenë çuar në këtë refuzim.
Sipas tij anëtarët e Komisionit po kërkojnë ekspertë që ju përshtatën me mendime.
“Ekspertë për çështje financiare ka në Kosovë me bollëk, por po besoj që anëtarët e komisionit hetimor kanë mendime të ndryshme se kush mund të angazhohet sepse insistojnë që të kenë personat e tyre me qëllim që të kenë një raport sa më të afërt me mendimet e tyre. Prandaj bëhet luftë për ekspert”, ka thënë Mulaj.
Ndërsa Komisionit Hetimor i duhet edhe një ekspert i çështjeve ligjore, e këtë e ka komentuar Gzim Shala, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi.
Shala në një prononcim dhënë arbresh.info ka thënë se pavarësisht kompensimit financiar është e drejta e ekspertëve të mos pranojnë këtë angazhim.
“Sa i përket çështjes së angazhimit të ekspertëve, duhet ta kemi parasysh se ekspertët marrin kompensim për çdo angazhim të tij në cilësinë e ekspertit, sikurse edhe në rastin konkret. Por, është pavarësi e tij që të deklarojë se në një rast të tillë nuk don të angazhohet, dhe institucioni duhet të kërkojë angazhimin e ekspertëve të tjerë”, ka thënë ai.
Ndërsa i pyetur nëse Kosova ka mungesë të ekspertëve, Shala ka thënë se shumica e fushave ka mjaftueshëm njohës të tillë.
“Sa i përket mungesës së ekspertëve, në Kosovë ka mungesë të ekspertëve të lëmive specifike që janë në mungesë. Por, ky fakt nuk qëndron kështu sa i përket ekspertëve nga shumica e fushave në të cilat kërkohet ekspertizë, pasi numri i tyre është i mjaftueshëm”, ka shtuar ai.
Ndryshe në mbledhjen e Komisionit Parlamentar Hetimor për PTK dhe Vala u bë e ditur se vetëm një nga ekspertët e propozuar ka pranuar të angazhohet për të ndihmuar anëtarët e komisionit.
Madje kryetari i komisionit, Visar Ymeri ka bërë të ditur se janë detyruar të kërkojnë listën e ekspertëve të gjykatave themelore, e të cilët janë të detyruara të angazhohen nëse thirren.
“Meqë me të gjithë ekspertë që kemi kontaktuar individualisht, vetëm njëri ka pranuar të angazhohet për komisionin ndërsa të tjerët kanë refuzuar për arsye të ndryshme, ne kemi vendosur që ta kërkojmë listën e ekspertëve që përdorin gjykatat themelore në Republikën e Kosovës që të shohim dhe gjejmë ekspertë, është një listë voluminoze. Këdo që e thërrasim nga kjo listë është i detyruar të vij sepse janë të angazhuar nga gjykatat”, ka thënë ai./arbresh.info/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...