Arrin avokati mbrojtës i të akuzuarve në rastin Ivanoviq

12:49 | 24 Nëntor 2018
Arbresh.info

Të premten janë arrestuar katër të dyshuar në lidhje me vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq.

Ata janë sjellur pranë Gjykatës për Krime të Rënda në Prishtinë, raporton arbresh.info.

Në Pallatin e Drejtësisë do të mbahet seanca për caktimin e masës së sigurisë.

Tashmë pas gati dy orësh ka arritur edhe avokati mbrojtës Dejan Vasiq.

Personat e arrestuar janë: Dragisha Markoviq polic i Kosovës, Nedelko Spasojeviq polic i Kosovës dhe Sasha Gjuriq e Marko Roshiq.

Gjykata e ka mbyllur seancën për caktimin e masës së sigurisë ndaj tre të arrestuarve për rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme