Google ADS

Arrihet marrëveshja për kandidatin konsensual për kryetar të LDK-së

22:20 | 2 Gusht 2019
Arbresh.info

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se është arritur marrëveshja për një kandidat konsensual për kryetar të LDK-së.

Haziri, në RTV Dukagjini, ka thënë se nuk është e vërtet se është arritur marrëveshja që ai do të jetë kandidatë për kryeministër.

“Është e vërtet se është arritur marrëveshja për një kandidatë konsensual për kryetar i cili formalisht do të shpallet nesër në ora 10:00 në Kuvendin e LDK-së”, tha ai.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se është i kënaqur që LDK po shkon drejt marrëveshjes së madhe e që sipas tij “do ta bëj kthimin e madh të LDK-së”.

Ai ka thënë se Fatmir Sejdiu ka shprehur gatishmërinë te jetë pjesë e procesit.

“Është në vlerësimin e tij nëse ai do të jetë pjesë e konsensusit apo kandidatë për kryetar”, tha më tej Lutfi Haziri.

Kuvendi i Nëntë Zgjedhor i LDK-së, do të mbahet nesër më 3 gusht 2019 në hotelin Emerald duke filluar nga ora 10:00, ndërsa regjistrimi i delegatëve do të bëhet nga ora 9:00.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme