Arrestohet një person nën dyshim të kryerjes së veprës penale ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’

19:40 | 4 Korrik 2019
Arbresh.info

Njësiti i Hetimeve Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (NJHKEK) – Gjilan, së bashku me zyrtarë të Doganës së Kosovës, më 03.07.2019, kanë kontrolluar një lokal në qytetin e Vitisë, ku dyshohej se janë duke u zhvilluar lojëra të fatit ‘bastore online’.

Gjatë kontrollit të lokalit janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi relevante që lidhen me veprën e kryer.

Po ashtu, nën dyshim për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme, është arrestuar:

Ø Sh.I. viti i lindjes 1971 m.k.sh.

Me aktvendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme