Një inspektor i Administratës tatimore të Kosovës (ATK) është arrestuar nga policia nënë dyshime se kishte keqpërdorur pozitën zyrtare.
Policia e Kosovës, respektivisht hetuesit policor kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit thekson se përmes masave të fshehta të vëzhgimit pas një pune të gjatë hetimore dhe profesionale kanë arrestuar një person të dyshuar (inspektor në ATK-së) nga rajoni i Ferizajt, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, njofton kumtesa përcjell lajmi.net.
Personi i arrestuar dyshohej që duke keqpërdorur pozitën apo autoritetin zyrtar gjatë periudhës kohore 2016-2018, ka ushtruar ndikim në biznese të ndryshme të rajonit të Ferizajt.
Lidhur me këtë rast njësitet relevante policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore, ku me autorizim të prokurorit kompetent të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...