Policia e Kosovës ka njoftuar se me datën 08.11.2018, Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Prishtinë të asistuar nga Hetuesit e NJHRKEK në Prizren, kanë zbatuar planin operativ të koduar me emrin “Vula”, i cili kishte të bëjë me një rast falsifikim të dokumenteve.
Si rezultat i planifikimeve operacionale, me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, është realizuar kontrolli shtëpisë së të dyshuarit (A.G.) në Prizren, i cili dyshohej se kishte falsifikuar dokumente me vula apostile të Ministrisë së Punëve të Jashtme të RKS-së .
Policia poashtu njofton se gjatë realizimit të kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit nuk është gjetur asgjë e dyshuar, mirëpo gjatë hetimeve të zhvilluara njësitet policore kanë siguruar informacione për një person tjetër të dyshuar me inicialet( L.Sh).
“Pas marrjes së urdhrit verbal nga Gjyqtari i Procedurës Paraprake në Prizren, është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit (L.Sh.) në Prizren, me ç ‘rast janë sekuestruar prova relevante për rastin si:
• Fletë të zbrazëta me vulë apostile të MPJ-së,
• Vërtetim shkollor, diplomë mbi kryerjen e shkollës së mesme profesionale e zbrazët me vulë apostile të MPJ-së,
• Ekstrakt i lindjes, certifikatë e lindjes, kopje të letërnjoftimeve të RKS-së në emër të personave të ndryshëm, kopje të dëftesave të shkollës në emër të personave të ndryshëm, etj., thuhet në njoftimin e policisë.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari i parë është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj të dyshuarit të dytë është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.
Senati miraton buxhetin për mbrojtjen
Hamza premton uljen e tatimit në pronë
Bruksel- Plani i rritjes ekonomike, Rama i pranishëm në sami...
Dugolli pozon me Blinkenin në pritjen e Departamentit të Sht...
Kica-Xhelili: Lista e LDK-së është lista më e mirë që ka Kos...
Von Der Leyen: BE gati për të nisur shqyrtimin e aplikimit t...