Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin se në bashkëpunim me Policinë, pas veprimeve të ndërmarra hetimore dhe punës intensive në terren, kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin me inicialet F.J., lidhur me rastin e dhunimit të të miturit tek “Ura e Gurit” në Prizren, të raportuar nga dëshmitarët dhe mediat.
I dyshuari, është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, nën dyshimin për veprën penale “Dhunimi” nga neni 227 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 7, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Për të njëjtin, pritet që të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit./arbresh.info
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati ka një njoftim të rëndësishëm për familjet që kanë ap...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,