Një person është arrestuar, derisa një tjetër është në kërkim nga Policia, si i dyshuar për rastin e thyerjes dhe vjedhjes në veturën e mërgimtarit nga Gjermani.
Rasti ndodhi tri ditë më parë në parkingun e Qendrës Tregtare “Abi Qarshia”, ndërsa pamjet e një video-xhirimi qarkulluan nëpër rrjetet sociale.
Portali “GazetaePrizrenit.net “ ka mësuar se i arrestuari është nga rajoni i Prishtinës.
Burime brenda Policisë në Prizren, konfirmuan se arrestimi i tij është bërë në bashkëpunim me qytetarët, ndërsa po punohet edhe për arrestimin e një personi tjetër, identiteti i të cilëve nuk është zbuluar.
Në videon e publikuar shihet një hajdut teksa thyen xhamat e veturës së një mërgimtari nga Gjermania. Ngjarja ndodhi të hënën pasdite.
Sipas pronarit, krejt çfarë ishte marrë nga vetura ishte një çantë me një kabllo dhe 100 euro.
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...