Google ADS

Arrestohen tre zyrtar të mjekësis në Vushtrri

10:43 | 16 Qershor 2022
E.H

Për keqpërdorim të detyrës zyrtare në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Vushtrri, janë arrestuar tre persona, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë , personat e arrestuar dyshohet se kanë lëshuar raporte mjekësore pa kryer analiza laboratorike fare.

“Vushtrri (NN) 15.06.2022 – 15:50. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar zyrtar mjekësor të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Vushtrri nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur duke lëshuar raporte mjekësore pa kryer analiza laboratorike fare. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme