Hetuesit e DKHO-së, të mbështetur dhe përkrahur nga Njësitë Speciale Operative, njësitet patrulluese kanë arrestuar katër të dyshuar për përfshirje në veprat penale: ‘Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’ dhe ‘falsifikim i parave’, të arrestuarit janë:
· I.M. viti i lindjes 1975, m/k/sh.
· N.N. viti i lindjes 1975, m/k/sh.
· N.G. viti i lindjes 1976, m/k/sh.
· V.I. viti i lindjes 1989, m/k/sh.
Operacioni është mbështetur edhe nga: ATK, AKPM dhe Dogana e Kosovës.
Si prova materiale janë sekuestruar: 12379.50 euro, dy pako produkte medicinave vlera rreth 10000 euro, pesë (5) fishekë kalibër te ndryshëm, një llaptop, 8 shtëpiza kompjuteri, një (1) DVR, tre (3) telefona celular, dokumentacion të ndryshëm që mund të përdoren për procedura të mëtejme. Po ashtu janë sekuestruar edhe dy bankënota njëra 50 Euro dhe tjetra 20 euro te cilat dyshohet se janë te falsifikuara.
Me urdhëresë të Prokurorisë Speciale janë ngrirë të gjitha llogarit financiare të të dyshuarve dhe bizneseve të tyre. Po ashtu me aktvendim të prokurorit dy të dyshuarit e parë janë ndalur në mbajtje për 48 orë, kurse dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
Haradinaj sot shpalos programin e partisë para diasporës në ...
Nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur duel...
Ushtria izraelite lëshon urdhra të reja evakuimi për Bejruti...
Moti sot në Shqipëri
AKK: Buxheti 2025, i pamjaftueshëm për komunat