Arrestohen katër persona për vrasjen e Ivanoviqit në veri të Mitrovicës

07:00 | 23 Nëntor 2018
arbresh.info

Sot para orës 06:00 të mëngjesit në Veri të Mitrovicës Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka arrestuar katër persona.

Ata dyshohen për vrasjen e Oliver Ivanoviq në janar të këtij viti, bëjnë të ditur burime të arbresh.info.

Policia ka bastisur dy lokacione në atë pjesë.

Serbët në veri kanë aktivizuar alarmin që simbolizon tubimin e qytetarëve atje.

Pas pak arbresh.info do t’ju raportojë drejtpërdrejt nga vendi i ngjarjes./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme