Arrestohen dy furrtarë nga Kosova në Serbi, kishin publikuar fotografi me shqiponjë në Facebook

15:20 | 22 Mars 2019
V. S.

Dy vëllezër nga Kosova, pronarë të një furre në fshatin Dollovë afër Pancevës janë bërë shkak i një proteste të serbeve të kësaj zone. Të dy më vonë janë arrestuar.

Banorët serbë kanë hulumtuar llogarit e dy kosovarëve në Facebook, ku kanë parë se kanë fotografi me simbole kombëtare shqiptare, shkruan Gazeta Express.

Serbët kanë folur për të përditshmen serbe “vecernje novosti”, duke treguar se fotografitë e dy kosovarëve i kanë printuar dhe i kanë vendosur para furrës së tyre për t’iu treguar të gjithëve.

Më vonë policia serbe ka arrestuar dy vëllezërit, pasi kishin pasur fotografi edhe me pushkë.

Ata kanë thënë se po ndjehen të rrezikuar nga dy vëllezërit që kanë shkuar në atë fshat para katër vjetësh. Madje thonë se nuk do të flenë të qetë

“Nuk është njësoj, do të përpiqem me të gjitha mënyra që ta shkëpus kontratën dhe ata sa më shpejtë të largohen nga këtu. Janë fotografuar në shtëpinë time me pushkë, derisa fëmijët e mi flinin lart. Kurrë s’ua kemi thënë asnjë fjalë të keqe, të gjithë kemi blerë bukë te ta, iu paraqiteshim njëri-tjetrit. Paguanin me rregull qiranë e llogaritë, por kjo nuk mund të kalohet”, ka thënë Nebojsha Stojanoviq, pronar i lokalit të cilën kosovarët e kanë marrë me qira. /Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme