Në prill të këtij viti Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, bashkë me presidentin Hashim Thaçi, në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Kushtetutën dhe ligjet në fuqi kishin riaktivizuar ekipin menaxherial, i cili do ta bënte draftimin e statutit për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Kanë kaluar pesë muaj dhe ky ekip nuk ka arritur ta realizoj draftimin e statutit dhe punët kanë mbetur në gjysmë.
Në njërën anë serbët kërkojnë kompetenca ekzekutive për asociacionin, ndërsa, qeveria e Kosovës e kundërshton këtë.
Avni Arifi, shef i bisedimeve në nivel teknik në Bruksel, në një deklaratë për lajmi.net thotë se nuk ka ndonjë lëvizje sa i përket kësaj çështje dhe se gjithçka është paralizuar.
‘’Asociacioni ka mbetur në atë nivel ku ka qenë dmth grupi menaxherial nuk ka dorëzuar fare raport, as nuk e ka dorëzu statutin fare. Për momentin është proces i paralizuar, faktikisht nuk është duke ndodh asgjë mirëpo çdo proces që quhet Asociacion dhe i cili nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës lirisht le të jetë i vdekur se nuk do të ketë asnjë zhvillim në lidhje me të’’.
Se a do të bisedohet për këtë proces në Bruksel e mohon vetë Arifi.
Arifi thotë se Kosova ka qenë, është dhe do të mbetet kundër çdo procesi që quhet Asociacion dhe që është jashtë ligjeve dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
‘’Topi është tek ana e e serbërve, faktikisht tek qeveria e Serbisë, puna është tek ata është çështje e tyre a duan ta dërgojnë në Bruksel apo jo por tash në të ardhmen dhe për çdo herë le të binden se përderisa jam unë duke e udhëhequr këtë proces nuk do të ketë Asociacion jashtë ligjeve dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës as sot as kurrë’’, përfundon Arifi./Lajmi.net/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...