Shefi i kabinetit qeveritar të kryeministrit Ramush Haradinaj, Avni Arifi, ka thënë se mendimet e kundërta për çështjen e taksës ndaj produkteve serbe, nuk kanë krijuar asnjëherë fërkime mes partnerëve të koalicionit.
Arifi tha në Info Magazine madje që kryeministri Ramush Haradinaj nuk ndihet i shqetësuar nëse ky vendim për moslargimin e taksës mund ta rrezikojë pozicionin e tij.
”Ky vendim për taksën nuk do të pezullohet”.
”Sa i përket çështjes së taksës, fërkime mes partnerëve të koalicionit nuk ka pasur kurrë, e them me përgjegjësi të plotë”.
”Kryeministri [Ramush Haradinaj] nuk është i shqetësuar aspak sa i përket rrezikimit të pozitës, në demokraci jemi”.
”Ne kemi pasur marrëveshje vitin e kaluar që liberalizimi të ndodhte pas plotësimit të kritereve”.
”Por tani a ndodh a po nuk ndodh në mars nuk dihet, dhe nuk ndërlidhet asgjë me taksën”.
”Çka ka lidhje liberalizimi me taksëm, dialogu me taksën – këto janë krejt procese të ndryshme. Është qëndrimi i Kosovës dhe i qytetarëve të saj”.
”Kjo praktikë e dialogut fusnotave, dhe shndërrimit të Kosovës në një lokomotivë nuk ka më për të funksionuar”.
”Jemi të interesuar që tregu i Kosovës të funksionojë. Opsioni i ndarjes së Kosovës është opsion i kamotshëm i hegjemonisë serbe”.
”Nuk është me rëndësi çka flitet në Beograd, me rëndësi është çka flitet në Prishtinë. Kjo varet nga subjektet politike të Kosovës”.
”Agjenda të tilla ka pasur gjithmonë edhe më të rrezikshme. Edhe kur s’kemi pas as politikë, as armë, por na kanë mbrojtur njerëzit e mirë”.
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh