Avni Arifi, shef i stafit të kryeministrit Ramush Haradinaj, ka mohuar se këshilltari i presidentit Trump, i ka dhënë ultimatum prej 48 orësh Haradinajt për të hequr taksen.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka biseduar dje përmes telefonit me John Bolton, këshilltar i Presidentit amerikan, Donald Trump.
Telefonata kreut të Qeverisë i erdhi pasi ai po refuzonte të hiqte taksën ndaj produkteve serbe e bonjake.
E, mediat kanë raportuar se Bolton i dha një ultimatum prej 48 orësh Haradinajt për ta hequr taksën, por diçka të tillë e ka mohuar Arifi.
Këshilltari i Kryeministrit ka thënë për Gazetën Express se e demanton një raportim të tillë dhe se nuk ka pasur ultimatum.
Haradinajn e ka marrë në telefon Bolton, pasi takimeve me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett dhe pas thirrjes publijke të ambasadës për ta pezulluar menjëherë taksën ndaj Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.
Haradinaj po këmbëngul që taksën do ta heq vetëm pasi Kosova të marrë njohjen nga Serbia dhe Bosnja.
Telefonatën e Boltonit, kryeministri Haradinaj ka refuzuar ta komentojë, madje si rrallëherë nuk ka lëshuar komunikatë rreth temave që ka biseduar me njërin nga njerëzit kryesor të presidentit Trump.
Megjithatë bisedën mes tyre e ka konfirmuar nënkryetari i AAK’së, Ardian Gjini, në emisionin Rubikon.
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...