Shqiprim Arifi, kryetar i Preshevës ka thënë se ia kanë shpalosur presidentit Thaçi idenë e një rezolute që parlamenti i Kosovës duhet ta nxjerr për të mbështetur sipas tij, idenë për bashkim të Luginës me Kosovës.
“Presidenti e pranoi këtë kërkesë si akt legjitim. Rezoluta thotë se liderët e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit, dhe Medvegjës iu kërkojnë të nxjerrin një rezolutë që të ketë kërkesën tonë për bashkim. Po ashtu kërkojmë që përfaqësuesit e Medvegjës të jenë pjesë e dialogut, sepse përfaqësuesit serbë janë në ekip atëherë duhet të ketë balancë që edhe shqiptarët të jenë”, ka thënë ai, raporton arbresh.info.
Po ashtu Arifi ka thënë se me Presidentin kanë biseduar për krijimin e fondin kombëtar të solidaritetit.
“Për nevoja të shqiptarëve duhet ta krijojmë këtë. E kanë shtetet në BE dhe kështu duhet ta kemi edhe ne. Po ashtu mendojmë që dialogu të ketë më shumë substancë në drejtim të qytetarëve të Luginës së Preshevës sepse ata janë të entuziazmuar t’i bashkëngjiten Kosovës por edhe t’iu krijojmë siguri”, ka thënë ai duke shtuar që shpreson të kalojë kjo draft rezolutë në Kuvendin e Kosovës./Arbresh.info/
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...