Ardian Arifaj, këshilltar i Presidentit Hashim Thaçi, ka thënë se një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë do t’i sillte të mira edhe gjithë rajonit.
Bisedimet që kjo marrëveshje të bëhet realitet nuk janë duke u bërë në formë të fshehtë, ka thënë Arifaj, njofton Klan Kosova.
“Nuk ekzistojnë bisedimet sekrete. Është e pavërtetë, e pasaktë, se ka bisedime të fshehta. Nuk ka bisedime të fshehta, nuk ka marrëveshje të fshehta. Çfarëdo marrëveshje që të arrihet duhet të ratifikohet me 2/3 e votave të deputetëve. Nuk mund të ketë marrëveshje të fshehtë që do t’ju imponohet qytetarëve”, ka deklaruar Arifaj në Info Magazine.
“Sikurse me Malin e Zi dhe me Maqedoninë, ne duhet ta përcaktojnë kufirin me Serbinë. Të mirat janë të shumta edhe për tërë rajonin. Dialogu ka krijuar shqetësime tek të gjitha komunitetet, por është me rëndësi që të vazhdojë dialogu. Marrëveshja paqësore do të ketë rol transformues për shoqërinë tonë. Do të ketë rol transformues në tejkalimin e çarjeve etnike. Komunitetet nuk do ta perceptojnë njërin-tjetrin si kërcënim, por si bashkëqytetarë”.
Përsa i përket gjendjes në të cilën jetojnë serbët në Kosovë dhe shqiptarët në Serbi, Arifaj është shprehur se nuk mund të ngriten paralele.
“Komuniteti serb në Kosovë ka shumë më shumë të drejta, shqiptarët në Luginë janë të diskriminuar. Serbia nuk mund ta ndalë konsolidimin e shtetit të Kosovës. Është inkurajuese që ka politikanë dhe qytetarë serbë që me ngulm insistojnë që të dëgjohet zëri i qytetareve të Kosovës dhe të realizohen të drejtat e tyre pavarësisht se çfarë thotë Serbia”.
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...