Ardita Dushi nga LDK-ja: Nuk është asgjë e pamundur për gratë

23:58 | 8 Shtator 2019
Trina Galanxhi

Kandidatja e LDK-së për deputete Ardita Dushi ka thënë se përfaqësimi i gruas në LDK është shumë i mirë.

Madje, ajo e ka vënë në pah faktin se pikërisht një grua është e nominuar për kryeministre nga LDK-ja.

“LDK gjithmoë i ka çmuar vlerat, 30 vjet jemi vlerë kështu që numrat te ne nuk paraqesin asgjë. Ne në krye e kemi një grua dhe përfaqësimin e gruas e kemi shumë të mirë”.

Dushi në Zona Zgjedhore të Klan Kosovës ka thënë se në LDK ka meritokraci dhe ajo është vet rast i tillë.

“Kur jam kthyer prej studimeve në Zagreb kam trokitur vet në LDK. E kam pasë ideal dhe jam pajtuar me të gjitha ideologjitë e tyre”.

“Kam shkuar në degën time më të afërt. Prej aty, kam arritur në shtab të zgjedhjeve të vitit 2014. Nga zgjedhjet shkuam në në Qeveri ku kam qenë dora e djathtë e Avdullah Hotit  për tri vjet”.

“Më pas në Parlament kam qenë këshilltare e Grupit Parlamentar të LDK-së për dy vjetët e fundit”.

Ajo ka thënë se gratë mund t’i bëjnë të gjitha, por ka shtuar se gratë janë pjesërisht fajtore për pozitën e tyre.

“Nuk është për gratë e pamundur asgjë – dua të besoj në këtë dhe ta përçoj këtë mesazh. Gati që jemi edhe ne pak fajtore sepse luan shumë rol vetëbesimi te gratë. Duke i parë sot burrat tanë këtu frikësohemi, por edhe ata nuk është se na japin shumë hapësirë”.

“Nuk ka pak raste që edhe seksizmi na ka dëmtuar”.

Megjithatë, ajo ka thënë se e ka më të lehtë të jetë pjesë e kësaj gare duke qenë në listën e LDK-së së cilës i prin kandidatja për kryeministre Vjosa Osmani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme