Ardian Gjini i reagon Abdullah Hotit: Mos pshtjell palidhje

00:26 | 13 Shkurt 2019
Trina Galanxhi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Abdullah Hoti përmes një interviste në KTV ka deklaruar se Kosova ka nevojë për një qeveri të re, pasi sipas tij qeveria Haradinaj është duke e plaçkitur shtetin e Kosovës, shkruan portali arbresh.info

I menjëhershëm ka qenë reagimi i nënkryetarit të AAK-së, i cili përmes një postimi në Facebook ka kërkuar nga Hoti që të jetë i qartë në lidhje me kërkesat që ka.

Madje, ai e ka quajtur Hotin edhe “pezeveng”.

Për më shumë lexoni reagimin e Gjinit:

Heu bre Avdullah Hoti!
A je i bindur vet, se ti e Isa i zgjidhni problemet e Kosoves? Hell!!
Nuk është zhdërvjelltësi politike mos me u përgjegj a duhet të pezullohet taksa a jo! Është shpërshfaqje e një pezevengu. 
Pezeveng i pafuqishem e i padenjë! 
Thuaj bile një herë çka po mendon! Mos pshtjell palidhje. 
Kështu nuk binden qytetarët me ta lënë ty në dorë fatin e tyre, apo të Kosovës.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=10156762992136005&id=676666004

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme